Maqedoni

“Kur padrejtësia bëhet normë, rezistenca bëhet detyrë” – Ziadin Sela bën thirrje për protestë

Shpërndaje

Shkrimi i plotë i Ziadin Selës:

Sot, drejtësia selektive që vazhdon të mbizotërojë në vendin tonë ka fytyrën e Almirit të vogël, të vr*arë në mënyrë mizore nga një kriminel ordiner.

Ndërsa krimineli rehabilitohet dhe madje shpërblehet me post publik për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe partiake, prindi i vik*timës dë*nohet me bu*rg, poashtu për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe mungesës së librezës së duhur partiake.

Kur padrejtësia bëhet normë, rezistenca bëhet detyrë. Andaj, Aleanca për Shqiptarët përkrah pa rezervë protestën kundër dë*nimit me bu*rg të babait të Almirit që do të mbahet të hënën më 22 shkurt para Gjykatës Themelore të Kumanovës.

U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët si dhe të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm të këtij vendi që të solidarizohen me familjen e Almirit duke iu bashkëngjitur kësaj proteste paqësore, gjithnjë duke i respektuar masat antikovid.