Rajoni

Kurti prezanton planin qeverisës: Flet për zhvillimin ekonomik, punësimin, skemat sociale, shuarjen e Agjencisë së Privatizimit dhe pagën minimale

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar programin e tij qeverisës, dhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka thënë së pandemia COVID-19 ka shkaktuar kriza të shumta, dhe që për këtë kanë një plan të veçantë.

“Krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit, sfida është e madhe por vullneti është më i madh. Duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë. Ka rënie në ekonomi, vende të humbura të punës, kthimi i jetës në normalitet është prioriteti i yni në vitin e parë të qeverisjes. Synojmë një ekonomi që del nga pandemia e shëruar edhe nga shumë sëmundje tjera që e kanë përcjellur deri tani”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit.

Gjithashtu, ai ka thënë se kanë një plan edhe sa i përket bujqësisë, ndërmarrjeve e administratave publike, e të tjera.

Kurti ka thënë se me planin e tyre qeverisës të gjitha kategoritë do të ndihmohen.

“Do të punojmë pa ndërprerë, zotohem për këtë. Çdo vend pune do të jetë me kontratë, do të shtojmë inspektorët nëpër punë. Paga minimale do të rritet në 250, pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj”, tha mes tjerash ai.

Po ashtu, Kurti tha se do të ndihmojë edhe çiftet e reja me banim.