Kurti viziton Prizrenin e merr edhe bashkëshorten me vete
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njehësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me qytetarët në Komunën e Prizrenit.Kurti në Prizren është pritur nga qindra qytetarë, ndërkaq ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Kreu i LVV-së, nga Prizreni premtoi se ndryshimi do të ndodhë më 14 shkurt. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 14 shkurt.