Mickoski: Është bërë marrëveshje me Mijallkovin, aktin përfundimtar do ta shohim të premten
Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sonte akuzoi se Qeveria dhe kryeministri Zaev kanë bërë cirk me rastin e Sasho Mijallkovit. Pohoi se është bërë e qartë se ka marrëveshje mes pushtetit dhe Mijallkovit.
“Së pari u dakorduan të ikë, pastaj të kthehet. Me trajtim të veçantë, me buzëqeshje, me shuplakë për policinë, gjykatën, prokurorinë, me shuplakë për pushtetin. Ka munguar edhe vetëm t’i kërkojnë falje, sepse ai u kërkoi falje atyre. Kjo është vërtetimi më i mirë se ka koalicion kriminel Zoran, Vice dhe Sasho. Po hesapi vendor në pazar nuk del”, deklaroi Mickoski në konferencën për shtyp në selinë e partisë.
Sipas tij, vetëm debat i ashpër publik do ta parandalonte arratisjen e Mijallkovit, ndërsa jo hapat e pushtetit.
Shënon edhe se Mijallkovit nuk i është caktuar paraburgim efektiv por shtëpiak, ndërsa nuk do të ketë as hetim për arratisje. I gjithë rasti, siç citoi, nuk do të përfundojë me pranga në duar të Mijallkovit por me marrëveshje, ndërsa aktin përfundimtar do ta shohim të premten.
I pyetur nëse ka qëndrim të njejtë edhe për arratisjen e Gruevskit, ai tha se të gjithë duhet të përballen me drejtësinë, të gjithë që janë arratisur. Për atë nëse ka njohuri për marrëveshje edhe me Gruevskin, siç pohoi se ka me Mijallkovin, lideri i OBRM-PDUKM-së u përgjigj se atë duhet ta tregojë Zaev nëse ka marrëveshje me të gjithë të arratisurit që e kanë braktisur shtetin.