Mijallkov arriti në Beograd, pastaj u kthye pas marrëveshjes me Zaev
Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, u arratis nga vendi dhe arriti në Beograd, por u kthye në Shkup pasi u arrit një marrëveshje e drejtpërdrejtë me Kryeministrin Zoran Zaev, pretendojnë burime nga VMRO-DPMNE-ja.
Mijallkov u arratis të dielën, kur policia nuk e gjeti atë për t’ia dhënë vendimin për arrest shtëpiak dhe bisedimet me autoritetet thuhet se filluan të hënën pasi bashkësia ndërkombëtare i bëri presion Zaevit për të gjetur një mënyrë që i arratisuri të kthehej në vend deri të enjten. Por tani për tani askush nuk e di saktësisht se për çfarë kanë ranë dakord Mijallkov dhe Zaev.
Sipas informacioneve jozyrtare, arsyeja e arratisjes ishte dënimi me 13 vjet që prokurorët planifikuan të kërkonin të premten kur ishte vendimi rreth rastit “Target-Fortesa”, dhe që supozohej të mbulonte të gjitha veprimet, përfshirë ato që duhej të vjetrohen.
Burime nga VMRO-DPMNE-ja pretendojnë se marrëveshja midis Mijallkovit dhe Qeverisë ishte dënimi me pesë vjet, pasuar nga ankesat, pastaj Apeli, pastaj përsëri që nga fillimi.