“Monstra”, avokatja e vik.timave në një mendim me Fetain: Burgim të përjetshëm
Pala mbrojtëse e vik*timave për rastin “Monstra”, në seancën që po mbahet në këto momente në Gjykatën Penale të Shkupit ka thënë fjalët përfundimtare. Avokatja e vik*timave është shprehur se pajtohet me fjalët përfundimtare që u shprehën paraprakisht nga prokurorja Fatime Fetai, në seancën e kaluar. Kjo nënkupton, se avokatët e vik*timave kanë kërkuar që të akuzuarit të dë*nohen, ashtu siç ka kërkuar prokurorja Fetait, me burgim të përjetshëm dhe kanë kërkuar dëmshpërblim.