Maqedoni

MPB: 11 të lënduar dhe 8 të arrestuar nga protestat e djeshme për “Monstrën”

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 tha se në protestat e ditës së djeshme për rastin “Monstra” janë raportuar 7 policë të lënduar ndërsa më vonë edhe 4 të tjerë.

“Për fat të mirë, këto janë lëndime të lehta trupore dhe pas ekzaminimeve, oficerët e policisë janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.

Nga atje gjithashtu informojnë se deri më tani 8 protestues janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe duke ndjekur udhëzimet e prokurorit publik kundër tyre do të ngritet kallëzime penale “për pjesëmarrje në një turmë që do të kryej vepër penale” e cila është e dënueshme sipas nenit 385 të Kodit Penal.

SPB-Shkup po ndërmerr aktivitete për identifikimin e personave të tjerë, pas së cilës do të merren masat e duhura adekuate.

“Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë raport për protestues të lënduar dhe për çdo sjellje joprofesionale nga nëpunësit e policisë çështja do të hetohet dhe do të informojnë shtesë për rezultatin”, shtojnë nga MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme i tha TV21 se për arsye sigurie u vendos që protestuesit të ndalen në atë pikë dhe nëse përfaqësuesit e protestuesve dëshironin të dërgonin mesazh në Kuvend ose në Qeveria ata mund të lëviznin lirshëm.