Maqedoni

Para se të bëhet ministër, Milloshoski është dë.nuar për falsifikim në Gjermani

Shpërndaje

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski u dë*nua për dy akuza të Gjermania, një vit para se të emërohet Ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoni, ka mësuar “A1on”.

Nga dokumentet që hasëm tregojnë se gjykata në qytetin e Aachen, vendosi se Milososki kreu aktin e falsifikimit dhe iu shqiptua dë*nim më i butë, megjithëse për të dy veprat, sipas kodit aktual penal gjerman, parashikohet edhe burgim.

Nga dokumente, shihet se vendimet janë miratuar në periudhën 2004/2005. Përgjigjen nëse ai ka kryer vepra penale mund të japë edhe Ambasada gjermane ose Ministria e Jashtme gjermane.

Milloshoski mohon se ka kryer falsifikim të dokumenteve ose një ndonjë krim tjetër.

“Në 2004-2005 isha student në Gjermani. Unë gjithmonë e kam rregulluar vendqëndrimin, nuk kam pasur ndonjë problem që në çfarëdo mënyre mund ta sjellë në pyetje qëndrimin tim në Gjermani. Nëse ka diçka të tillë që do të postoni, bëjeni. Nuk mendoj se ka një gjë të tillë. Dua të them, se ju mund të shkoni në ambasadën në Gjermani ose në Ministrinë e Brendshme gjermane, mendoj se do t’ju përgjigjen në mënyrë eksplicite. Kështu që këtu ju postoni, pyesni Ministrinë e Brendshme Gjermane dhe do të merrni përgjigjen e saktë. Që nga shtatori 2001 deri në maj 2006 kam pasur gjithmonë të rregulluar qëndrimin pa ndonjë problem”, thotë Milososki.

Sipas dokumenteve të siguruara nga A1on, Antonio Miloshoski u dë*nua në nëntor 2004 dhe nëntor 2005. Për të dy dë*nimet duhej të paguajë gjoba. Nëntë muaj më vonë, në gusht të vitit 2006, ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së.

Këtë funksion e ushtroi 5 vite, deri në korrik të vitit 2011. Pas zgjedhjeve, ai u bë deputet. Korrespondencat për krimet e kryera ose kundërvajtje jashtë vendit, dorëzohen në Ministrinë e Drejtësisë, nga ku përcillen më pas gjykatat kompetente dhe janë pjesë integrale e dosjes së të dë*nuarit.

Nga Gjykata Penale në Shkup për “A1on” thonë se sipas Aktit të Menaxhimit me Raste, informata për personin e dë*nuar dhe të dhëna penale, mund të kërkojë vetëm ai personalisht ose përfaqësuesi i tij me autorizimin e duhur.

Gjykata e Kërçovës, deri në këtë moment nuk iu përgjigj kërkesës tonë. Gjithashtu pyetëm Ministrinë e Brendshme. Sipas drejtësisë gjermane, përdorimi i dokumentit të falsifikuar, me Kapitullin 23, neni 267, parashihet dë*nim deri pesë vite arrest, ose gjobë dë*nimi në para.