Pas presionit të Sulejmanit do të ketë rishqyrtim të projekteve në Kulturë?!
Pas reagimeve të shumta rreth programës nacionale për vitin 2021 shprehen pakënaqësi shumë artistë dhe institucione kulturore.
Problematika u bë edhe më e madhe ku Zëvendësministri Sulejmani doli publikisht kundër Ministreshës Irena Stefoska.
Deklarata e Sulejmanit për Televizionin 21 bëri bujë të madhe, ku Sulejmani bëri të ditur se vet Ministresha ka bërë përzgjedhjen e Kryetarëve të komisionit dhe anëtarëve.
Ndërsa siç meson NMK-post, pas presionit të zëvendësministrit Sulejmani Brenda institucionit të Kulturës gjërat duket se do ndryshojnë, ku pritet rishqyrtim dhe rritje e % të buxhetit për pjesën shqiptare.
Shumë shpejt pritet që ky vendim të bëhet publik për të gjithë opinionin.