MaqedoniTop Lajme

Pendarovski: Pushteti dhe opozita ta zgjatin dorën, të mos ketë bojkot

Shpërndaje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski konsideron se mund të bëhet kompromis për regjistrimin dhe të dy opsionet politike kundërshtuese ta zgjatin dorën, pushteti të pajtohet që regjistrimi të zbatohet në maj ose në qershor, ndërsa opozita të mos e bojkotojë.

“Me këtë mundohem të bëj urë ndërmjet dy opsioneve politike. Pohoj se polarizimi politik e ngec shtetin tonë më shumë se gjithçka tjetër. A është problem t’u bësh thirrje mbështetësve tu të mos bëjnë bojkot ose regjistrimi të mbahet në maj ose qershor. Ta zgjatim dorën. Nuk shoh arsye pse regjistrimi të mos anulohet për një muaj ose dy. Tërësisht legjitime janë kërkesat nga aspekti i shëndetësisë. Nëse kemi pritur 20 vjet, nuk do të jetë mëkat të mbahet në maj ose qershor, por ta bëjmë që të mos ketë aspak frikë te qytetarët për shkak të kovid-19”, tha Pendarovski duke qenë mysafir në TV24.

Bojkoti i regjistrimit, vlerësoi Pendarovski, i OBRM-PDUKM-së mundet vetëm të shkaktojë më shumë dëm. Sipas tij, më e qëndrueshme do të ishte të mos pranohen rezultatet, se sa të bojkotohet procesi.

Për shefin e shtetit të paqarta janë akuzat se Zaev dhe Ahmeti kanë dakorduar rezultate të rregulluara të regjistrimit që të ketë 32 për qind shqiptarë në shtet. Regjistrimi është më mirë të mbahet sipas metodës klasike, nga shtëpia në shtëpi, por mirë është të përforcohet edhe me metodologjitë e reja.

“Nëse bëjmë regjistrim tradicional të përforcuar me metodologji të reja, garantoj se mundemi me vullnet të vogël politik t’i spastrojmë edhe fletvotimet për zgjedhjet lokale”, tha Pendarovski.

Në pyetjen nëse mundet sërish t’i ulë në tryezë të përbashkët Zoran Zaevin dhe Hristijan Mickoskin, Pendarovski thotë se është i gatshëm për diçka të tillë.