Pse avioni privat i Gadafit ka “ngecur” në një qytet francez?
Imazhet që dolën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tripolit në gusht të vitit 2011 janë bërë simbole përcaktuese të rënies së regjimit të Moammar Gadhafit, autokrati që drejtoi Libinë me një grusht të hekurt për më shumë se katër dekada.
Forcat rebele sapo kishin marrë kontrollin e aeroportit të vendit. Pa kapur vetë Gadafin, udhëheqësi i rrëzuar i Libisë i cili do të vritej nga forcat rebele javë më vonë, ata kishin marrë një nga simbolet e tij më të çuditshme të pushtetit.
Plumbat dhe copat kishin mbushur trupin e avionit me katër motorë Airbus A340-200, por pjesa e brendshme ishte akoma e paprekur. Gazetarët e huaj u ftuan shpejt në bord për të parë skenën.
Megjithëse nga jashtë dukej thjesht si një avion tjetër me flamurin e Libisë, Afriqiyah Airëays, brenda ishte aq luksoz sa dukej si pallati fluturues i Gadafit.
Por, fati i këtij avioni vendosi autoritetet e reja të Libisë përballë një pyetje të vështirë: Çfarë të bëjmë me të?
Një opsion ishte shndërrimi i tij në një avion të rregullt. Në fund të fundit, kjo ishte ajo që ndodhi me vionin A340 të presidentit tunizian Zine El Abidine Ben Ali, gjithashtu i rrëzuar në valën e revolucioneve që tronditën botën arabe në 2011. Në atë rast, avioni u shit në Turkish Airlines.
Kjo nuk do të ndodhte me avionin e Gadhafit por gjithsesi, një gjë ishte e qartë që ai kishte nevojë për një riparim të gjerë dhe të plotë.
Kjo është arsyeja pse, në vitin 2012, ish-avioni presidencial, u dërgua në ambientet e EAS Industries një firmë për mirëmbajtjen dhe riparimin e hapësirës ajrore dhe nënkontraktuesit e Air France me qendër në Perpignan, në jug të Francës.
Ndryshe nga avionët e tjerë që u përfshinë në zjarrin e vitit 2011 në aeroportin e Tripolit, A340 i Gadafit mund të ngrihej sërish në ajër pavarësisht dëmit serioz.
Sapo mbërriti në Francë, avioni u riparua dhe u lye përsëri. Deri në vitin 2013, avioni ishte gati të fluturonte përsëri, por në vend që të futej në shërbimin tregtar, ai u mbajt nga qeveria Libiane për përdorimin e saj.
Por, me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Libi, deri në mars të vitit 2014, 5A-ONE ishte përsëri në Perpignan.
Këtë herë, megjithatë, mbërritja e tij në tokën franceze shënoi fillimin e një procesi gjyqësor ndërkombëtar që e ka mbajtur avionin e Gadafit të lidhur deri më sot. Por kjo është vetëm nga disa çështje të profilit të lartë ligjor që lidhen me këtë aeroplan.
Në vitin kur Gadhafi bleu avionin, qeveria libiane nënshkroi një marrëveshje me Al Kharafi Group, një konglomerat me qendër në Kuvajt, për të zhvilluar një vendpushim bregdetar në Tajura, afër Tripolit. Por në vitin 2010, marrëveshja u anulua nga pala libiane.
Grupi i Kuvajtit u përgjigj duke hedhur në gjyq Libinë në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit në Kajro, e cila në 2013 i dha firmës 930 milionë dollarë dëmshpërblim.
Ky do të ishte por akti i parë i një mosmarrëveshje ligjore komplekse që po zhvillohej në juridiksione të shumëfishta dhe që vazhdon ende sot.
Grupi Al Kharafi paditi shtetin libian edhe në Francë, kështu që kur A340 zbarkoi në Perpignan, ata kërkuan që avioni të konfiskohej.
Sidoqoftë, në vitin 2015 një gjykatë franceze vendosi që avioni, i cili në atë kohë thuhej se kishte një vlerë tregu prej rreth 60 milione dollarë, i përkiste një kombi sovran dhe për këtë arsye ai gëzonte imunitet ndaj një pretendimi të kësaj natyre.
Paditësit apeluan dhe, ndërsa çështja e tyre po ngrihej ngadalë përmes sistemit ligjor francez, ish-avioni presidencial po grumbullonte lloje të tjera të detyrimeve.
Deri në vitin 2016 tarifat e mirëmbajtjes dhe riparimit ishin rritur në gati 3 milionë euro, gjë që e bëri Air France një palë në procesin gjyqësor gjithashtu, duke shtuar një shtresë shtesë të kompleksitetit në çështje.
Sidoqoftë, avioni është ende duke u mirëmbajtur dhe i vlefshëm për fluturim. Në këtë fazë, është e vështirë të thuash se çfarë e ardhmje e pret atë që është njohur si “avioni i Gadafit”.