Rama: Ka ende për të ndryshuar, prandaj duhet mandati i tretë
Kryeministri Edi Rama dha disa argumente të tjera pse sipas tij, PS meriton mandatin e tretë qeverisës. Edi Rama tha se për të vijuar më tej ndryshimet, qytetarët duhet të votëbesojnë PS në 25 prill, njofton ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plotë:
“🏨Ja si ishte edhe Spitali i Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet”! Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik! Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke😊”