Rama: Program për Shqipërinë 2030
Partia Socialiste ende nuk e ka përfunduar programin e saj për zgjedhjet parlamentare.
Vetë Kryeministri, përmes kësaj fotoje të postuar në rrjetet sociale, pohon se puna është në proces dhe ka vijuar dhe gjatë paradites së sotme në selinë rozë.
Rama ka deklaruar se më shumë se një program për 25 Prillin do të jetë një program pune për Shqipërinë e vitit 2030, kohë gjatë të cilës ai flet me bindje se vendi do të qeveriset nga socialistët me apo pa të në drejtimin e kësaj force dhe qeverie.