RajoniTop Lajme

Ramush Haradinaj shkon në Drenas me xhaketën e Hagës (Video)

Shpërndaje

Një ditë para se të përfundojë fushata zgjedhore , kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, qëndroi në Drenas.

Vizitën e tij, kandidati për president e filloi me homazhe tek tetë shtatoret e dëshmorëve në sheshin kryesor të këtij qyteti.

Pas kësaj, Haradinaj u takua me simpatizantët e tij ku fillimisht iu foli për rënien ekonomike dhe mundësitë që, sipas tij, krijon AAK-ja për të shënuar ngritje në këtë fushë.

Shqetësim tjetër sipas ish-kryeministrit mbetet siguria e Kosovës. Haradinaj premtoi forcimin e ushtrisë së vendit, siç tha ai, jo për të rrezikuar dikë por për të pasur garancë dhe për t’u ndjerë të mbrojtur.