Raufi: Aziri ka qenë në UÇK, por kjo nuk e bën ter.rorist! Fetai: Unë nuk e kam përmendur fjalën UÇK
Për të akuzuarit e “Monstrës” prokuroria ka kërkuar informacione nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, nëse ndonjëri i të akuzuarve ka qenë pjesëtarë i UÇK-së. Kështu deklaroi mbrëmë në Click Plus avokati Naser Raufi, sipas së cilit, këto informacione janë kërkuar me qëllim që të rëndojnë mbi akuzën dhe të akuzuarit të kenë dë*nim më të lartë.
“Në fjalët përfundimtare të prokurorisë, prokurorja ka kërkuar për çdo të akuzuar informacione prej shërbimeve sekrete, se nëse ndonjëri prej të akuzuarve është pjesëmarrës i ndonjë bande kriminele apo në ndonjë organizatë ter*roriste. Unë e di që vetëm vëllai i Bedriut, Fejziu ka qenë pjesëtarë, tjetër askush. Edhe ashtu kthetra që ka qenë për prokuroren ky është moment që dë*nimi të jetë shumë më i lartë, pasi që kanë qenë si anëtarë i UÇK-së”, tha Naser Raufi – avokat i të akuzuarve.
Të njëjtën deklaratë avokati Raufi e tha edhe dje në gjykatë në fjalët përfundimtare, e për këto pohime qysh dje replikoi prokurorja Fatime Fetai. Ajo tha se në asnjë moment nga ana e saj nuk është përmendur UÇK.
“Fjala UÇK, i nderuar trup gjykues, në gjithë fjalët përfundimtare a e keni dëgjuar ndonjëherë të vetme të përdoret fjala UÇK , nga unë apo nga çdo kush tjetër në procedurë gjatë 3 viteve që po zgjatë kjo procedurë. Asnjë në këtë procedurë nuk është i akuzuar për pjesëmarrje në UÇK, e as ndokujt i përkeqësohet pozicioni I tij në këtë procedurë për pjesëmarrje eventuale të tij në UÇK”, potencoi Fatime Fetai – prokurore.
Fetai tha se kjo që pohon mbrojtja, në këtë situatë mund të shkaktoj emocione dhe urrejtje gjë që nuk është e dëshiruar në këto momente. Për dallim nga deklarata e dhënë në Clik Plus, Raufi në seancën gjyqësore dje u pajtua me prokuroren Fetai.
“Kemi të drejtë të ri-replikojmë sepse ka të drejtë prokurorja e nderuar. Gjithsesi të mos i ndezim emocionet”, u shpreh avokati Naser Raufi.
Gjatë debatit në Click Plus Raufi sërish përsëriti qëndrimin se rasti Monstra është i montuar. Gjithashtu edhe juristi Jeton Shasivari tha se të akuzuarit fajësohen vetëm se janë shqiptarë dhe se pa motiv të dëshmuar nuk ka ter*rorizëm të dëshmuar./TV21