Shtyhet seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Seanca e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e planifikuar për 11 shkurt është shtyrë për 16 shkurt, njofton Insajderi.
Çështjet e brendshme organizative janë shkak i shtyrjes së seancës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po gjykohen në Hagë si të dyshuar për “krime lufte”.
Ndërsa është refuzuar edhe kërkesa e Nasim Haradinajt për lirim nga paraburgimi.