S’ka zgjidhje për zhvendosjen e kazinove
Propozim ndryshimi i Ligjit të Lojërave të Fatit i cili ka ngecur në labirintet e Kuvendit për një kohë të gjatë, shkon në histori. Partitë në pushtet sërish paralajmërojnë ndryshime ligjore edhe debat publik. Ndërsa deri tani nuk u gjet hapësirë për miratimin e ndryshimeve të shumë kërkuara ligjore dhe të premtuara nga pushteti, sot në procedurë kuvendore u gjet ligji ekzistues, por që harmonizohet me Ligjin për Kundërvajtje.
Pasi të mblidhen të gjitha komentet, e të shqyrtohen të njëjtat, ligji i njëjtë apo me ndryshimet përmbajtësore do të duhet të dorëzohet në Qeveri e pastaj Qeveria si propozues duhet ta dorëzojë në Kuvendin republikan propozim ligjin përkatës’ deklkaroi Arbër Ademi, BDl.
Kemi ide se ndoshta duhet të mendohet për një model pak më rigoroz, ku të ndalohet pjesëmarrja në lojërat e fatit për shtetasit e vendit, e tu lejohet vetëm atyre që janë prej jashtë, siç është praktika në disa shtete fqinje si në Greqi’ pohoi Kastriot Rexhepi, Lëvizja BESA.
Megjithatë nga opozita shqiptare, thonë se nuk besojnë që Qeveria dëshiron të zgjidh problemin me lojërat e fatit. Për këtë arsye së shpejti do të propozojnë ligj të tyre.
Jemi duke menduar ashtu siç thash në përpilimin dhe propozimin e një ligji i cili do ta rregullojë këtë çështje dhe në momentin që do ta kemi ligjin gati do ta dorëzojmë në procedurë parlamentare. Edhe pse e shihni që opozita ballafaqohet me një obstruksion të madh të shumicës parlamentare, asnjë iniciativë që ne e propozojmë në kuvend ata nuk e shohin të udhës ta trajtojnë nëpër trupat punues të Kuvendit’ tha Syria Rashidi, ASH.
Edhe pse mandatin e kaluar, deputetët e BDl dhe të shumicës parlamentare i premtuan Lëvizjes Anti Bixhoz që në Kuvend do të kalojë Propozim Ligji për Lojërat e Fatit, me të cilin Kazinotë dhe Bastoret do të obligohen të largohen nga vendbanimet dhe objektet shkollore, një gjë e tillë nuk ndodhi. Por, nga Lëvizja Anti-Bixhoz, dy javë më parë deklaruan për Alsat se nëse pushteti nuk e zgjidh këtë problematikë së shpejti, do t’i aktualizojnë protestat dhe do të bllokojnë kryeqytetin.