Të hënën Kumanova proteston kundër vendimit të gjykatës për babain e Almir Aliut
Qytetarët e Kumanovës të hënën do të organizojnë një protestë kundër dënimit me burg të babait të Almir Aliut. Gjykata ka sjellë vendim që ai të fillojë të vuajë dënimin së shpejti. Organizatorë të protestës janë shokët dhe familjarët e tij.
“Të nderuar qytetarë të Kumanovës. Gjykata themelore e Kumanovës nuk ndalon me vendimet skandaloze dhe diskriminuese. Nuk u mjaftuan me cilësimin e vrasjes së Almirit të vogël si aksident komunikacioni, nuk u mjaftuan me zvogëlimin e dënimit të vrasësit Boban Iliç, por tash kanë sjelluar akt gjykim të burgosjes së babait të Almirit dhe xhaxhait të tij. Këto vendime skandaloze nuk guxojnë të kalojnë heshturazi, prandaj dhe ju ftojmë në dakordim me familjen e Almirit në protestë, për ta ngritur zërin kundër padrejtësive të vazhdueshme të këtij sistemi të kalbur. Protesta do të mbahet ditën e hënë me fillim në ora 12 e 30 minuta para gjykatës themelore të Kumanovës”, thuhet në apelin për protestë.