Showbiz

“Të hëngsha nishanin”, Antonela nuk përmbahet në takimin me Mevlanin

Shpërndaje

Një takim romantik ai mes Mevlanit dhe Antonelës, ku nuk munguan prekjet e përqafimet.

Antonela nuk e mban të fshehtë pëlqimin ndaj Mevlanit, ndërsa në një moment i vuri në dukje nishanin që ai ka në fytyrë.

“Të ka thënë njeri ‘ta hëngsha nishanin?’”, i tha ajo Mevlanit, ndërsa ky i fundit i tha se ndjehet shumë mirë me Antonelën dhe se madje “po ndjen flutrat”.

Dialogu:

Antonela: Të ka thënë njeri ta hëngsh nishanin?

Mevlani: Jo

Antonela: Ja po ta them unë

Mevlani: Pse të pëlqen nishani im?

Antonela: Po më pëlqen, të shkon shumë

Mevlani: Në këto takimet për ty jam ndjerë shumë rehat, fillojnë ndjehen dhe ato fluturat

Antonela: O kaq shpejt?

Mevlani: Po fillojnë ato kur ndjehesh ngrohtë