U shfaq mbipeshë/ Khabib flet pas fotografisë virale: Përfundova në spital, nuk mundesha më
Të thuash se Khabib Nurmagomedov u përball me një vështirësi serioze në luftën e tij me Justin Gaethjen, do të ishte një nënvlerësim.
Keni dëgjuar më parë nga trajneri i tij, Javier Mendez i Akademisë Amerikane të Kikboksit, për pengesat e dagestanezit para luftës, përfshirë një qëndrim në spital.
Tani, në një intervistë me luftëtarin e ACA, Magomed Ismailov, Nurmagomedov ka treguar detaje se çfarë ndjeu në përballje e UFC 254.
Nurmagomedov ka thënë se ai u sëmur më 9 shtator, një ditë para se të planifikohej të fluturonte për në Abu Dhabi për luftën më 24 tetor.
“Fillova të ndjehem më keq në aeroplan dhe kur të mbërritëm, kisha ethe të shumta”, ka thënë Khabib.
“Po bëhej vërtet keq dhe pas pak, më dërguan në spital dhe pata kujdes intensiv për pesë ditë. Ishte vërtet keq”.