Universiteti i Tetovës me ngritje për 1020 vende në ranglistën e re të Webometrics
Universiteti i Tetovës, edhe këtë vit ka shënuar ngritje për 1020 vende në ranglistën e Webometrics, nga pozita e pestë vitin e kaluar, sivjet është renditur i treti në nivel nacional. Në rangimin për vitin 2019 në nivel botëror Universiteti i Tetovës, ishte në vendin 5697, ndërsa në rangimin e publikuar për vitin 2020 shënon ngritje në vendin 4677, përkatësisht për 1020 vende.
Tek të gjithë Universitet tjera shënohet rënie, për qindra vende përfshi këtu edhe universitetin “Kirili dhe Metodi” (UKM) në Shkup është i cili vazhdon të radhitet në vendin e parë në në nivel nacional.
Universitei “Nënë Tereza” është radhitur i njëmbëdhjeti,në nivel nacional, ndërsa në fund të listës së Webometrics gjenden Akademia Ushtarake “Goce Dellçev”, Universiteti ESRA dhe Universiteti Evropian.
Webometrics është ranglista më gjithëpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë në të cilën vlerësohen rreth 30 mijë universitete nga e gjithë bota dhe konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme, sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit e informimit.
Rangimi bëhet në bazë të kritereve si hulumtimet shkencore, botimet, numri i studentëve, si dhe përmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve nga burimet elektronike nga institucionet e arsimit të lartë.
Linku: http://www.webometrics.info/en/search/Rankings/university%20of%20tetovo