MaqedoniTop Lajme

Vaksinat nga Serbia arrijnë me makinë të thjeshtë, Filipçe angazhohet për shkarkim-ngarkim (Foto)

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka pranuar dërgesën e dytë nga gjithsej 8 mijë doza të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.

Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë dërgesën me vaksina.

Autoritetet serbe vaksinat deri në Tabanoc i transportuan me makinë të thjeshtë. Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt.

Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19. /alsat/