RajoniTop Lajme

Vjosa Osmani: Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës

Shpërndaje

Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe. Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre.

Fotot nga arkiva e vizitave të mëhershme në Trepçë.