Maqedoni

VMRO-DPMNE dorëzoi në Kuvend nënshkrimet për anulimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë

Shpërndaje

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot deri te kryetari i Kuvendit i dorëzoi nënshkrimet dhe procesverbalet për anulimin e Ligjit për Regjistrim.

Deputeti i opozitës maqedonase Gjorgjija Sajkovski, e ftoi Qeverinë që ta ndërpesë procedurën e regjsitrimit të popullsisë, pasi siç tha, gjithkund në Evropë dhe në botë, regjistrimet janë shtyrë për vitin 2022.

“I bëjmë thirrje pushtetit që të merr guxim dhe ta anulojë regjistrimin për vitin 2022, të bëjnë vërejtje në tekstin e ligjit dhe ta miratojë që të mund të kemi regjistrim të tillë siç është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, sepse teksti i tanishëm i ligjit për regjistrim nuk do të sjellë asgjë që është e ndryshme nga ajo që e kemi ne si shtetësi në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në konferencë për media, Gjorgjija Sajkovski, deputet i partisë opozitare.

Ai tha se partia VMRO-DPMNE në disa raste ka thënë se kemi ligj të keq dhe të dëmshëm, i cili nuk do ta tregojë gjendjen reale të banorëve në Maqedoninë e Veriut.