MaqedoniTop Lajme

Xhelali nga Shkupi: Policia ma mori djalin në ora 9 të mëngjesit sepse protestoi për rastin “Monstra” (Video)

Shpërndaje

Xhelal Aziri nga lagja Dizhon e Shkupit nuk mund të fshehë lotët deri sa flet para kamerave për djalin e tij Burim Aziri, që është thirë sot në stacion policor që nga ora 9 e mëngjesit dhe nuk ishte liruar deri para orës 17, kur biseduam me të, shkruan gazeta Lajm.

Burimi është thirrë në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestën për Liri dhe Drejtësi që u mbajt të premten në Shkup.