Zaev: Besoj se do të mbizotroj përgjegjësia te të gjithë për zbatimin e suksesshëm të regjistrimit këtë pranverë
Duke iu përgjigjur një pyetjes gazetareske në lidhje me zbatimin e e ardhshëm të Regjistrimit 2021, Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev kujtoi rëndësinë e kryerjes së regjistrimit. Siç theksoi ai, të gjithë aktorët përgjegjës në shoqërinë tonë, gazetarët, qytetarët, partitë politike dhe mbi të gjitha Qeveria janë të vetëdijshëm për sfidën me të cilën do të përballemi në rast edhe për dhjetë vjet të tjera ngelimi pa regjistrim.
“Nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë,” tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se nëse jemi një vend që nuk ka pasur një regjistrim për 20 vjet, ne duhet ta bëjmë atë një orë më shpejt.
“Jam i bindur që do të kemi një regjistrim të suksesshëm, nga 1 deri më 21 Prilli, siç është planifikuar. Sepse Ligji është në përputhje me Eurostat dhe në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Ky është një operacion statistikor, të cilin më në fund duhet ta përfundojmë. Çdo lloj bllokimi, shpërqendrimi i vëmendjes së qytetarëve dhe vënia e tyre në pasiguri nuk është aspak një veprim patriotik ndaj shtetit. Pres nga partia më e madhe e opozitare për të parë të ndjekur procesin, për të motivuar qytetarët të regjistrohen,” tha Kryeministri Zaev.
Lidhur me propozimin për një shtyrje, ai përsëriti se në vjeshtë për shkak të zgjedhjeve lokale është e pamundur dhe një shtyrje për vitin e ardhshëm është e gabuar, sepse askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë.
“Gjithçka është gati që regjistrimi të bëhet këtë pranverë. Besoj se maturia, përgjegjësia dhe pjekuria do të mbizotërojnë midis të gjithë qytetarëve, por më së shumti midis politikanëve,” përfundoi kryeministri Zaev.