Zaev nuk heq dorë nga regjistrimi, Pendarovski kërkon konsensus
Nuk ka shtyrje të regjistrimit të popullsisë. Kryeministri Zoran Zaev është i prerë se regjistrimi do të realizohet në afatin e paraparë me ligj, nga 1 deri 21 prill. Zaev i bëri thirrje opozitës të heqin dorë nga kërkesat për shtyrjen dhe anulimin e regjistrimit.
“Çfarëdo që ishin komentet për shterjen e mundshme ose jo, mbaruan. Debati për regjistrim u aktualizua nga viti 2012 kur paraprakisht dështoi një regjistrim. 9 vite debatojmë dhe mjafton. Ejani të ulemi dhe të bëjmë regjistrim sepse nuk do të ndryshojë asgjë në aspektin politik, as nuk do t’i shkurtojë apo përparojë të drejtat dhe përparësitë dhe privilegjet”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Por opozita nuk heq dorë nga grumbullimi i nënshkrimeve për abrogimin e ligjit. Nga VMRO-DPMNE thonë se regjistrimi është marrëveshje politike e Zaevit me partnerët dhe se nga kjo varet karriera e tij politike.
“Shohim se deklaratat e funksionarëve janë mbi dhënien e përqindjeve. Për këtë shkak Zaev mohon të heq dorë nga regjistrimi sepse ka marrëveshje politike mbi të cilën varet mbijetesa e tij politike”, pohoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski thonë se kreu i shtetit nuk do të heq dorë nga kërkesa për kompromis jo vetëm për regjistrimin por edhe çështje të tjera me interes shtetëror. Sipas tyre, i pari i shtetit publikisht ka adresuar arsyet e mundshme për shtyrjen e regjistrimit një ose dy muaj dhe sa tani e tutje i mbetet Qeverisë të vendosë nëse shtynë regjistrimin dhe ndryshon ligjin, ose mbetet në datat e parapara me ligj.