Zgjedhja e Naser Ziberit – Opozita Shqiptare i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, do të kërkojë vlerësimin e kushtetutshmërisë
Opozita shqiptare e kryesuar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese, iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Naser Ziberit për Avokat të Popullit, mëson in7 nga burime brenda opozitës.
Dorëzimi i iniciativës do të bëhet sot në orën 14:30, kur edhe është paraparë një konferencë për media.
Naser Ziberi u zgjodh Avokat i Popullit pas shumë kundërshtimesh nga partitë opozitare, duke e cilësuar si person joadekuat e madje edhe mashtrues, pasi i njëjti para disa muajsh ishte kandidat i BDI’së për kryeministër.