Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Radio Televizionin e Shqipërisë foli për rastin “Monstra’ dhe për ngjarjet e fundit.
Sipas tij, në rastin “Monstra” nuk është siguruar asnjë dëshmi që nga vitit 2012 dhe se ky rast është i montuar politik.
“Në disa paraqitje publike, Zaev doli dhe tha zëshëm se njerëz të pafajshëm rijnë në burgje për rastin ‘Monstra’ dhe se e vërteta është monstruoze”, tha Sela i cili përmendi fjalët e Zaevit që i ka thënë gjatë vitit 2015 me publikimin e të e bombave.
Sela po ashtu tha se Zaevi nuk publikoi përgjimet as gjatë vitit 2015 për shkak se nuk kanë qenë kushtet, por as tani dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.
“Qytetarët shqiptarë janë të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi. Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra””, tha mes tjerash Sela duke thënë se shqiptarët gjatë vitit 2016 votuan Zaev pikërisht për deklaratat e këtilla të Zaevit.