Rajoni

Ambasadori britanik: I lumtur që vaksinat erdhën në Kosovë, Britania ishte ndër të parat që mbështeti iniciativën COVAX

Shpërndaje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, është shprehur i lumturpër arritjen e 24 mijë dozave të para të vaksinave nga COVAX në vend.

Abbott ka thënë se vitin e kaluar, Britania e Madhe filloi të punojë me Kombet e Bashkuara për të forcuar reagimin e Kosovës ndaj pandemisë, duke mbështetur shërbimet shëndetësore dhe arsimore të saj.

“Në të njëjtën kohë, kur hulumtimet për vaksinat sapo kishin filluar, ishte e qartë se për t’i dhënë fund kësaj pandemie ne kishim nevojë për të siguruar qasjen në vaksinim të gjithëve. Mbretëria e Bashkuar ishte një nga vendet e para që mbështeti COVAX’in – iniciativa ndërkombëtare për të siguruar që vaksinat të mund të prodhohen për çdo vend në botë sa më shpejt të jetë e mundur – me mbi 500 milionë funte investime”, ka shkruar Abbott i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit të vaksinave në aeroportin “Adem Jashari”.

Më tej Abbott tha se gjithë bashkëpunimi ndërkombëtar po shpaguguhet me ardhjen e grupit të parë të vaksinave.