Ambasadori gjerman uron LVV-në, e quan historike fitoren me mbi 50 për qind
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka uruar partinë e Albin Kurtit pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.
Ai, në Twitter e ka quajtur historike fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka kërkuar formimin e institucioneve.
“Mirë që rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar. Urime për Lëvizjen Vetëvendosje dhe ekipin për fitore historike me më shumë se 50% të votave.
Ky rezultat i qartë duhet të çojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e një presidenti dhe veprime po aq vendimtare për shumë përparësi urgjente të Kosovës”, ka shkruar ai.
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet ku LVV mori 50.28 për qind të votave.