MaqedoniTop Lajme

Artan Grubi: Afati i regjistrimit mund të shtyhet, por jo edhe të ndalet

Shpërndaje

Interes i joni edhe si parti politike shqiptare por edhe si participient në Qeveri është që procesi i regjistrimit të jetë i suksesshëm dhe të realizohet edhe me përkrahjen e opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Sipas Grubit në asnjë moment nuk mund të mohohen të dhënat të cilat janë grumbulluar deri më sot edhe nëse procesi i regjistrimit zgjatet.

“Interes i joni edhe si parti politike shqiptare por edhe si participient në Qeveri është që procesi i regjistrimit të jetë i suksesshëm dhe të jetë edhe me pjesëmarrjen e opozitës shqiptare dhe maqedonase, duke e garantuar shëndetin edhe të regjistruesve por edhe të qytetarëve të cilët do të vizitohen nga këta regjistrues, prandaj në funksionin e përfshirjes që të gjitha këtyre elementeve për një proces të regjistrimit të suksesshëm jemi të gatshëm që të përkrahim bisedime të këtilla në çfarë do qoftë formati dhe jemi të gatshëm që të përkrahim një vendim për t’i përfshi edhe opozitën në këtë proces edhe në qoftë se nevojitet edhe shtyrja e regjistrimit por në asnjë mënyrë nuk mund të mohohen të dhënat të cilat janë grumbulluar deri më sot por përkundrazi do vijon procesi deri në një datë tjetër të dakorduar brenda muajve në vijim, por gjithsesi duke mos cenuar edhe muajin e shenjt të Ramazanit dhe festën e Bajramit.”