Besëlidhja i bën bashkë në Lezhë Albin Kurtin, Ziadin Selën dhe Shaip Kamberin
Beslidhja e Lezhës do ti bëjë bashkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, dhe deputetin nga Lugina e Preshevës Shaip Kamberin.
Ky takim i organizuar nga Vetëvendosje në Shqipëri organizohet sot me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar ku u mbajt Kuvendi i Lezhës mbajt më 2 -3 mars 1444, i prirur nga Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, ka të bëjë me Kuvendin e Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane.
Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.