Çfarë shkroi Albin Kurtin në librin e kujtimeve për Cimën?!
Sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës u bënë homazhe për aktorin e njohur, Rasim Thaçin-Cimën. Kryeministri Albin Kurti pas homazheve, shkroi fjalë të mëdha për aktorin kosovar.
“Gëzimin dhe lumturinë e tij e shtonte kudo duke e ndarë me të tjerët. Nese tash na duhet ta zvogëlojmë dhimbjen e pikëllimin për të duke e ndarë atë me njëri tjetrin”, shkroi ndër të tjera Kurti në librin e kujtimeve për Cimën.
Aktori Rasim Thaçi-Cima vdiq dje në moshën 71 vjeçare, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit në fshatin e tij të lindjes, në Llapushnik të Drenasit. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike.