Rajoni

Deklarohet Hoti: Nuk votojmë asnjë president, jemi parti opozitare

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili vie nga radhët e LDK-së, ka dhënë një qëndrim lidhur me çështjen e votimit të Vjosa Osmanit për Presidente.

Sipas tij LDK tashmë është parti opozitare, dhe për këtë siç shkruan ekonomiaonline, iu takon shumicës për të konsultuar një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.

”Ne nuk votojmë asnjë president, ne jemi parti opozitare”.

”I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo partiak”, tha Hoti.

Ndryshe nga Avdullah Hoti, kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se do të koordinohet me organet e partisë nëse do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të Vjosa Osmanit për presidente.