Dita e Verës/ Rama viziton panairin e artizanëve në Elbasan, ekspozon traditat e zonës
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot panairin artizanal të çelur në qytetin e Elbasanit në kudër të ditë së Verës. Gjatë vizitës në stendat e panarit Kryeministri Rama pa nga afër produktet e ekspozuara nga artizanët e zonës së Elbasanit.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha se “në këtë panair ka prodhimet e zejtarisë së trevës së Elbasanit , prodhime bio qe janë të certifikuara të zonës, fruta, veshje tradicionale, si dhe vaji më i mirë ekstra i virgjër që një pjesë e madhe e tij shkon në Itali. Ndryshe nga sa mendonim më parë ne tani vajin e çojmë në Itali”.
Më tej Rama dhe Llataj u ndalën në stendën e një të riu që pavarësisht se studion, ia ka kushtuar pasionin e tij bletëve duke prodhuar produkte të ndryshme.