Edi Rama nxit kalamajtë e Kamzës: Ku i keni vajzat mo, pse ju shkon mendja për keq?! Hajde thërrisni ”Rama ik”
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë paradite në Kamëz, ku krej papritur, me organizimin me siguri të Rakip Sulit, i kanë dalë para një grup kalamajsh, të cilët ishin shumë të kënaqur me ndërtimin e shkollave.
Kreu i qeverisë iu kërkoi atyre që të thërrisnin ‘Rama ik’, por fëmijëve nuk iu bënte goja ta nxirrnin atë llaf dhe përfunduan duke thënë “Luli ik”.
Postimi i Rames:
“Rama Ik”, “Jo s’duam”😂😍
*Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…