Maqedoni

Eurodeputeti bullgar: Shkupi po u bën presion shtetasve që pranojnë libra bullgar

Shpërndaje

Dërgimi i librave nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut është dëshmi se si Shkupi zyrtar u bën presion qytetarëve të vet. Këtë e ka deklaruar eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili ka deklaruar se është duke i informuar deputetët e Parlamentit Evropian për kontestet me Shkupin për çështjen e gjuhës dhe të identitetit maqedonas.

Ajo që po ndodh midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme kulturo-historike.

ANDREJ KOVAÇEV, EURODEPUTETI BULLGAR

“Kolegët nga Partia Popullore Evropiane u njoftuan se ajo që po ndodh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme kulturo-historike, siç fatkeqësisht e quanin të Gjelbrit. Ky është një problem themelor i kohës sonë. Urrejtja dhe diskriminimi nuk janë një mosmarrëveshje kulturo-historike”

Kovaçev ka deklaruar se këto probleme po i kanë qytetarët nga Resnja, Manastiri e Koçani. Edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka bërë të ditur se kanë informacione për pretendime të tilla dhe se janë duke e hetur çështjen.

Në anën tjetër, Viktor Stojanov, organizator i nismës civile “Dërgoni një libër bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu alarmoi për incidentet.

Nisma po zhvillohet për 3 muaj dhe më shumë se 400 bullgarë nga Bullgaria dhe bota janë bashkuar me të. Ata dërguan 1.600 libra bullgarë te 534 persona në Maqedoninë e Veriut./shenja