Maqedoni

Fatmir Limani ende nuk ka dhënë dorëheqje nga ELEM, pse i mashtroi shqiptarët?

Shpërndaje

E paqartë dhe po aq e mistershme del të jetë dorëheqja e zv.drejtorit në ELEM, Fatmir Limani.

Edhepse ai u zotua për dorëheqjen nga ky post,akoma të njëjtën nuk e ka dorëzuar.

Në Elem për Glas.mk thanë se akoma nuk kanë informacion për diçka të tillë ndërsa thanë se do të informojnë për këtë çështje pa saktësuar gjë më shumë më këtë drejtim.

Ditë më parë Limani pati deklaruar se kishte urdhëruar partinë ta zëvendëson nga posti, por siç duket ai vet nuk ka dorëzuar dorëheqje në institucionin ku ende vazhdon të jetë zv.drejtor zyrtarisht,dotëthotë që ai akoma nuk ka dërguar shkresë deri në ELEM, për të njoftuar dorëhqejen e tij.

Të përkujtojmë se Fatmir Limani ka qenë rreth 20 vite funksionar i partisë më të madhe shqiptare BDl, ai dhe dy vëllezërit e tij janë drejtora duke shfrytëzuar BDl-në dhe Ali Ahmetin, ndërsa ditë më parë ai u shpreh se do të garojë për kryetar të komunës së Kërçovës si kandidat i pavarur.