Maqedoni

Filipçe: Gjatë prillit arrijnë edhe 76 mijë vaksina Astra Zeneca

Shpërndaje

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se gjatë muajit prill duhet të arrijnë edhe 76 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca nëpërmjet sistemit Kovax.

Ai tha se kjo vaksinë është e lehtë për tu ruajtur në temperaturë prej dy deri në tetë gradë, dhe kjo mundëson që në mënyrë të sigurt të ruhet në shtëpitë shëndetësore të çdo qyteti.

“Janë paraqitur 29 mijë qytetarë mbi 75 vjeç ato do të ftohen të parët. Në prill do të arrijnë 76.000 doza nga AstraZeneca”, tha Filipçe.