MaqedoniTop Lajme

GËZUAR 8 MARSIN – DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS

Shpërndaje

GËZUAR 8 MARSIN – DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS

Sot dhe tërë kohën, duhet ta kujtojmë e respektojmë gruan shqiptare dhe jo vetëm, për kontributin e dhënë në edukim, arsim, shkencë, kulturë, politikë, etj.

Demokracia do të vijojë të mbetet e cunguar, përderisa femra nuk përfshihet në të gjithë lëmenjtë e jetës publike.

Është e vërtetë dhe inkurajuese se në çdo nivel të shoqërisë kanë ndryshuar shumë gjëra. Në Evropën e zhvilluar, ku edhe ne aspirojmë të bëhemi pjesë, shtetet anëtare kanë pasur udhëheqëse në poste dikur të papërfytyrueshme për to. Duket qartë se gruaja po merr vendime të rëndësishme shoqërore. Një ndryshim i tillë ka ardhur si rezultat i aksionit shoqëror dhe strategjive të bashkërenduara të atyre grave e burrave që mendojnë se balanca gjinore në marrjen e vendimeve është thelbësore për demokracinë e për të ardhmen.

Në vendin tonë edhe më tej duhet të punojmë për avancimin e të drejtave të gruas, si shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë.

Duke Ju uruar festën, shpreh besimin e plotë se kontributi intelektual e jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për avancimin shoqëror.

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës