MaqedoniTop Lajme

Gjyshi 80-vjeçar thotë se uji në Mojancë ndihmon në shërimin e gurit në veshkë

Shpërndaje

Rreth 20 km larg Shkupit, më saktë në fshatin Mojancë të komunës së Haraçinës gjendet kjo çezme. Shumë qytetarë vijnë këtu për të mbushur ujë, për shkak se mes fshatarëve është i njohur si ujë shërues. Gjyshin që e takuam këtu thotë se me 10 shishe prej këtij uji pastrohen gurët në veshkë. Ai çdo të diel vjen këtu që të mbushë ujë dhe pastaj një shishe e shet për 20 denarë.

“Veshkat kujt i dhëmbin, gurrë kush ka, i shkrinë!”, thotë Saliu nga fshati Orllancë.

Saliu, 80 vjeçar, thotë se uji është i njohur edhe nëpër Evropë dhe fqinjësi. Shton se nuk është vetëm mit dhe se uji me të vërtetë ndihmon në largimin e gurëve nga veshkat.

“A e blejnë njerëzit? E blejnë në Gjermani shkon, Bullgari, gjithkund. Në Kosovë, Gostivar, Tetovë. A janë të kënaqur njerëzit a ju ndihmon ky ujë? Po të kënaqur, se shëndoshen i shkrijnë gurët.”, shton më tej Saliu.

Një prej sëmundjeve më të shpeshta është “gurrë në veshkë” që paraqitet tek personat në moshë prej 20 deri në 55 vjeçe. Sipas urologëve një prej faktorëve më të rëndësishëm për paraqitjen e gurëve në veshkë është uji.

“Te çdo i sëmurë arsyeja është e ndryshme, por klima, uji dhe dheu janë shkaktarët kryesorë të paraqitjes së gurëve në veshkë. Urina e njeriut është lëng i komplikuar biologjik. Urina te njeriu i shëndoshë zakonisht përmban sasi të kripërave të ndryshme. Nëse përmbajtja normale e urinës ndryshohet ose nëse përnjëherë rritet aciditeti, kjo mund të shkaktojë paraqitjen e gurëve.”, vlerëson urologu.

Sipas mjekëve, mjekimi mund të jetë konservator ose kirurgjikal. Që të ketë mjekim të duhur nevojitet kontroll i përmbajtjes kemikale të gurëve të veshkave dhe arsyet që kanë ndikuar në krijimin e tyre me analizë të urinës, e cila është mbledhur për 24 orë. Për të gjitha problemet, mjekët rekomandojnë së pari konsultim me persona profesionistë e më pas të kërkohet mjekim alternativ./TV21