MaqedoniTop Lajme

Grubi: Në emër të Qeverisë sot firmosa memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në emër të Qeverisë ka firmosur memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë Bechtel Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.

Grubi me këtë rast ka thënë se nënshkrimi i këtij memorandumi është një lajm i madh, një lajm që ka të bëjë drejt për drejt me cilësinë e jetës së qytetarëve tanë por edhe ekonomisë së vendit.

Postimi nga Grubi:

Në emër të Qeverisë sot firmosa memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.

Gjatë nënshkrimit të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA-ve znj. Kate Marie Byrnes, ministri për Transport dhe lidhje z. Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi.

Korridori 8-të përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit.