MaqedoniTop Lajme

Grubi: Qeveria e përkushtuar për vazhdim të procesit të decentralizimit

Shpërndaje

Shkup, 15 mars – Sot në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u mbajt mbledhja e parë e grupit punues për vazhdimin e procesit të decentralizimit.

Grupi punues u kryesua nga Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministri i Financave z. Fatmir Besimi, ministri i Vetqeverisjes lokale z. Goran Milevski, kryetari i komunës së Shkupit z. Petre Shilegov, kryetari i komunës së Velesit z. Ace Kocevski si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Zaev, znj. Mirjana Janeva.

Në takim u diskutua mbi nevojën e përpilimit të një propozim programi për vazhdimin e procesit të Decentralizimit me plan aksional dhe dërgimin e propozimeve për nevojën e përpilimit të ndryshimeve të duhura që do të sigurojnë bartjen e kompotencave dhe resurseve nga pushteti qendror në atë lokal.

Bashkarisht u konkludua që pa vonesë të vijohet me procesin e decentralizimit dhe në mbledhjen vijuese të Qeverisë të miratohet informacioni për avansim të decentralizimit fiskal si dhe revidim të propozim dokumentit të grupit punës për zgjerim të procesit të decentralizimit.