Katër kandidatët për kryetar të LDK-së
Kandidaturës për kryetar të LDK-së, do t’i bashkohet edhe Besian Mustafa. Kandidimin e ka konfirmuar vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
Ministri në detyrë i Bujqësisë ka thënë se LDK ka nevojë për reformim, andaj ka vendosur t’i futet garës për të parin e partisë.
Deri më tani Anton Quni, Lumir Abdigjiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.
“Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars. Kandidat vetëm dhe vetëm në kuti, pa matematika. Këto 15 vjet, që kulmuan me debaklin e 14 shkurtit, LDK ka humbur shkëlqimin dhe madhështinë e saj. Është koha t’ia kthejmë. Me rrënjët thellë në truallin e LDK-së dhe me fytyrën kah dielli i të ardhmes”, shkruan Mustafa.