Kjo ishte arsyeja pse Cima vishte rroba lara-lara
Rasim Thaçi – Cima, gjithmonë njihej për humorin e tij dhe veshjen e tij lara-lara e me ngjyra të ndryshme.
Cima kishte treguar në një emision arsyen se pse ai vishte ato rroba.
Aktori i madh shqiptar, Cima vdiq dje si pasojë e COVID-19, në moshën 71 vjeçare. Ai njihet për humorin e tij dhe skeçet e ndryshme që i ka shfaqur për publikun, e të cilat kanë qenë shumë të dashura.
Në një emision ai kishte shpjeguar arsyen se pse kishte veshur nëpër skeçe, pantallona të kuqe, jelek me ngjyra bardh e zi e këmishë të verdhë.
“Më herët kur ardhshin nga Gjermania ishin të veshur me shumë ngjyra e lara-lara, që me u dit që janë në Gjermani dhe nga kjo mu ka lidhë, dhe nga aty më ka mbet veshja me lara-lara”, kishte treguar Cima.
Më poshtë mund ta dëgjoni pjesën kur flet për rrobat: