Rajoni

Konjufca u.d i presidentit, se përjashton mundësin që sot të votohet Qeveria

Shpërndaje

Glauk Konjufca ka marrë detyrën e ushtruesit të presidentit të vendit, pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të legjislaturës së tetë, raporton Ekonomia Online.

Ati detyra i është dorëzuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Konjufca do të vazhdojë mandatit e Osmanit si u.d i presidentit më së shumit deri në muajin maj dhe pas kësaj kohe nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

Vjosa Osmani ka bërë dorëzimin e detyrës tashmë të kryetari i ri i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca

Gjatë dorëzimit të detyrës, Osmani ka uruar Konjufcën për zgjedhjen kryetar e Kuvendit ku tha se e presin punë shumë të mëdha.

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca tha se sot mund të ndodhë mandatimi  i Kurtit për kryeministër

“Për nga mosha jemi të njëjtë dhe  e ka  kryer me shumë përgjegjësi detyrën e u.d të presidentit dhe jam i nderuar për këtë përgjegjësi që po ma dorëzoni. Mua më vjen mirë që u hap rruga për institucionet e Kosovës që të shkojmë për hapat e tjerë,  por edhe për ju si presidente e ardhshme e Kosovës. Për gjithçka do të lajmëroheni dhe nuk e përjashtojmë se mund të ndodh sot”, tha ai.