Rajoni

Kurti: Këshilli i BE-së t’i japë fund izolomit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Shpërndaje

Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka mirëpritur votat e sotme të shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian për mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

“Unë e mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga @Europarl_EN në favor të liberalizimit të vizave për #Kosovën. @EUCouncil duhet të ndjekin të dy @EU_Comission dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.