Mickoski: Orë policore, qytetarët vdesin, ndërsa persona të pushtetit me pushime në Meksikë
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me menaxhimin e qeverisë me krizën e pandeminë. Mickoski në shkrim ka përmendur edhe pushimet në Meksikë të ish sekretarit të përgjithshëm, Dragi Rashkovski.
“Mbi 60 mijë qytetarë kanë humbur punën; Gjysmë milion qytetarë jetojnë me 2 euro në ditë; 3364 bashkëqytetarë tanë humbën jetën për shkak të koronës; Kemi një krizë të rëndë shëndetësore dhe orë policore. Çdo ditë është një luftë e re me jetën. Çfarë bënë njerëzit në pushtet? Ata shkuan me pushime në Meksikë dhe Dubai. Shpenzojnë nga një apartament për pushime. Nga një shkëputje e tillë nga realiteti njeriut i vjen për të vjell. Dezertuesit dhe kriminelë drejtojnë vendin”, kas hkruar mes tjerash Mickoski.