Ministri Shëndetësisë e konfirmon: Ora policore do të zgjas dy javë
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka deklaruar se me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë do të shqyrtohet rekomandimi për orë policore prej orës 22:00 deri në 06, dhe do të zgjasë 14 ditë.
“Propozim i KSI-së është që të ketë kufizim të lëvizjes pas orës 22:00 sepse ka informata se grumbullime të shumta po ndodhin pas kësaj ore. Tani për tani është paraparë që ora policore të zgjas dy javë”, tha Filipçe.
I pyetur për masat eventuale në lidhje me objektet gastronomike, Filipçe tha se për momentin mjaftojnë protokollet aktuale.
“Për momentin jo, por mund edhe kjo të ndodhë, gjithsesi në objektet gastronomike ka protokolle, dhe gjithçka që duhet të bëhet është të respektohen. Edhe komisioni për sëmundje Infektive ka apeluar që të intensifikohet puna e Inspektoratit”, tha mes tjerash Filipçe.